Lajme

Ambasadori rus thotë se mënyra më e mirë për ta zgjidhur çështjen e Kosovës është kthimi në rezolutën 1244

06/09/2020 16:20
nga:E Sh

Kthimi në rezolutën 1244 është baza dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e Kosovës, sipas ambasadorit rus në Beograd Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Kështu tha ai me rastin e 21 vjetorit të miratimit të atij dokumenti nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai vlerëson se rezoluta ra në harresë dhe se mosrespektimi i saj është një burim paqëndrueshmërie në rajon dhe Evropë, dhe arsyeja pse një zgjidhje e përhershme për Kosovën nuk është arritur akoma, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

03/21/2019 09:42

Ambasadori rus në BE: Caktimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të ketë sukses, por do të krijonte precedent