Lajme

Ambasadori, Philip Kosnett takohet me Ardian Gjinin

02/11/2019 16:46
nga:FL.B

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.

Kryetari Gjini ka thënë se me ambasadorin Kosnett ka biseduar për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe social në Gjakovë si dhe për të ardhmen e Kosovës.

“Kurrë nuk është tepër të thuhet se populli i Kosovës është i bekuar të ketë një mik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryetarit Gjini në Facebook.