Lajme

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Serbia të gjejë lumturinë brenda kufijve të saj

01/11/2018 21:08
nga:M H

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u kundërpërgjigjet deklaratave të homologut të tij serb në qytetin e Shkodrës, i cili tha pak ditë më parë se Kosova është tokë serbe.

Në një intervistë për Ora News, diplomati i Kosovës, tha se deklaratat e përfaqësuesit serb janë luftënxitëse dhe rikthim tek e kaluara.

 

Ukshini u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më fort ndaj këtyre qëndrimeve të Serbisë.

“Kosova është një shtet i pavarur dhe Serbia duhet të shohë në sy këtë realitet. Serbia shtoi ai duhet ta gjej lumturinë brenda kufijve të saj e jo përmes ambicieve territoriale ndaj fqinjëve”, ka thënë Ukshini.

09/20/2018 12:01

Ljajiq: Serbia nuk reagon ndaj konfliktit të ngrirë në Kosovë