Lajme

Ambasadori Kosnett viziton xhaminë e Hadumit në Gjakovë

02/11/2019 16:48
nga:FL.B

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot Xhaminë e Hadumit në Gjakovë.

Këtë e ka bërë të ditur profesori i gazetarisë, Gëzim Qerimi, i cili e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa imami i cili shihet përkrah ambasadorit Philip Kosnett, është Ahmet Hoxha.