Lajme

Ambasadori Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re

08/29/2021 23:43
nga:Gazeta Blic

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja.

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”, ka thënë ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Afganët shtëpinë e përhershme do ta kenë diku tjetër, por përkohësisht do të qëndrojnë në Prishtinë. Kosova nuk është duke shpëtuar jetë, ajo është duke u dhënë atyre mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka thënë tutje ai.

Përgjatë mbrëmjes së të dielës në Kosovë kanë arritur 111 afganë në Aeroportin e Prishitnës. Ata do strehohen në ish-Kampin e Bektel Enka-s.

Siç ka bërë me dije Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nesër do nisen aeroplanë të tjerë ushtarakë amerikanë me afganë në drejtim të Kosovës.

 

Kurti, pas mbërritjes së afganëve: Kur bëhet fjalë për SHBA dhe NATO nuk bëhet pyetja pse, ne themi vetëm si