Lajme

Ambasadori i Britanisë thotë se është e turpshme për Kosovën që Xhabir Zharku u kthye si njeri i lirë

06/13/2018 18:59
nga:D.I

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shprehur shqetësimin për kthimin e Ish- Kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zhark në Kosovë, raporton Gazeta Blic. 

O’Conell e ka cilësuar kthimin e Zharkut si të turpshëm për Kosovën, edhe më i turpshëm sipas Ambasadorit është se si drejtësia në Kosovë nuk ka arritur t’i ndalojë politikanët e tjerë që sipas tij janë kriminel.

Ai ka shkruar duke thënë se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë i O’Connell  i përkthyer në gjuhën shqipe: 

Xhabir Zharku është dënuar me tri vjet burgim për krimet të cilat ai i ka bërë. Kthimi i tij në Kosovës si njeri i lirë është i turpshëm.
Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur Zharku u lejua të i ikte drejtësisë, nuk është bërë asgjë për t’i ndaluar politikanët e tjerë kriminel që kanë bërë të njëjtën gjë. Nuk shoh asnjë arsye për një dispozitë ligjore që lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg. Unë shpresoj që reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar. Mbretëria e Bashkuar ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkrimi i Ambasadorit në gjuhën angleze:

Xhabir Zharku was sentenced to three years in prison for his crimes. His return to Kosovo as a free man is shameful. But the real shame is that in the six years since he ëas alloëed to escape justice, nothing has been done to stop other criminal politicians doing the same thing. I see no reason for a legal provision ëhich alloës criminals to flee the country and live abroad instead of serving their sentence in jail. I hope that the Government’s Justice reforms ëill close this loophole, and so give support to those police and prosecutors ëho are serious about fighting organised crime. The UK needs Kosovo to be a serious partner in the fight against corruption and organised crime.

06/28/2018 18:49

Qosja dhe Zharku në ‘luftë’ me Ambasadorin Britanik