Lajme

Ambasadori britanik pret studentët kosovarë që kanë kryer studimet master në Mbretërinë e Bashkuar

11/12/2019 22:12
nga:Y I

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare Facebook, ka treguar se sot në rezidencën e tij ka pritur studentët kosovarë që kanë kryer studimet master në universitetet e klasit botëror në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është postimi i plotë i ambasadorit britanik:

Sonte kam pasur kënaqësinë që të pres në rezidencën time Alumnit nga Kosova të programit të bursave Chevening të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Kam përgëzuar studentët e sapokthyer: Flaka Siqeca, Enxhell Luzhnica, Erblin Ribari, Rona B. Arifi dhe Vjosa Preniqi. Ata kanë kompletuar studimet e Masterit në univerzitetet e klasit botëror në Mbretërinë e Bashkuar, në tema të ndryshme si shëndetësia publike, shkenca kompjuterike dhe menaxhim të pasurisë. Chevening është më shumë se një program burse.

Chevening është pjesë kyçe e punës tonë për thellimin e lidhjeve të forta kulturore dhe arsimore në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.