Lajme

Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Haradinajt, ja për çfarë biseduan

02/12/2019 13:14
nga:L H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në këtë takim bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione”, ka shkuar Haradinaj.

Ndryshe, SHBA-të kohëve të fundit kanë shpeshtuar deklaratat e tyre lidhur me pezullimin e taksës 100%. Madje, para pak ditësh ambasadori Kosnett është takuar edhe me liderë tjerë të vendit ku krye temë ishte taksa 100%./Gazeta Blic