Lajme

Ambasada norvegjeze gjuhën serbe e vendosja para gjuhës shqipe

04/29/2019 20:09
nga:A. R.

Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, në një njoftim që ka vendosur sot në faqen e saj zyrtare në Facebook, gjuhën shqipe e ka vendosur nën atë serbe.

Në njoftimet e më hershme kjo ambasadë, gjuhën shqipe e ka vendosur të dytën, pas gjuhës angleze dhe para asaj serbe.

Në komunikimin zyrtar, gjuha shqipe vendoset para asaj serbe, pasi në Kosovë është gjuhë që flitet nga 95 përqind e popullatës.