Lajme

Ambasada e ShBA-së: Grenell mezi pret të punojë me udhëheqësit e Kosovës për sjelljen e paqes

10/09/2019 18:02
nga:B. D

Në Kosovë po qëndron përfaqësuesi i Presidentit Amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, më pas zhvilloi takim me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa e kandidaten për kryeministre nga e njëjta parti, Vjosa Osmani, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministrin në largim njëherësh kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve, Ambasada Amerikane në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka potencuar takimin e Grenell me Thaçin.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Facebook.

Special Presidential Envoy Grenell looks forward to working with President Thaci and other leaders of #Kosovo to help bring peace, justice and prosperity to Kosovo and the region.

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Mercredi 9 octobre 2019