Lajme

Ambasada e Francës për mbylljen e zyrave postare në Veri: Hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar

08/06/2024 23:52
nga:Mergim Rreci

Mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë të hënën në veri të vendit, Bashkimi Evropian e konsideroi si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. Pro qëndrimit të BE-së ka dalë edhe Ambasada e Francës në Kosovë.

Ambasada e Francës në Kosovë tha se “Franca e mbështet plotësisht deklaratën e djeshme të BE-së për mbylljen nga autoritetet e Kosovës të nëntë objekteve postare të degëve të Serbisë në veri të Kosovës.

Ky është një hap tjetër i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili nuk është në përputhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe dëmton komunitetin serb”.