Lajme

Ambasada Amerikane reagon ashpër pas incidentit në Kuvend: Populli i Kosovës meriton më mirë

07/11/2020 12:57
nga:A. R.

Ambasada Amerikane ka reaguar pas inicidentit të mbrëmshëm në Kuvend, ku deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në reagimin e Ambasadës, thuhet se Kuvendi i Kosovës po humb kohë më sulme personale, teksa kanë thënë se që dy muaj, janë duke iu bërë thirrje partive që ta ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të gjetur zgjidhje ekonomike dhe shëndetësore, për shkak të koronavirusit, shkruan Gazeta Blic.

Në fund, në shkrimin e Ambasadës Amerikane, thuhet se: Populli i Kosovës meriton më mirë.

“Dy muaj më parë, u bëmë thirrje të gjitha partive që të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë për shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Populli i Kosovës meriton më mirë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Two months ago, we called on all parties to lower the politicized rhetoric and to unite to solve the economic and health…

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Samedi 11 juillet 2020

Momenti kur deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit. Ndërpritet seanca! Si e komentoni këtë veprim?!

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 10 juillet 2020