Lajme

Ambasada amerikane: Grenell po e kërkonte flamurin e SHBA-së në LDK

01/23/2020 13:11
nga:B. D

Në disa foto të publikuara nga takimi, Ambasadori Richard Grenell shihet duke shikuar flamujt e radhitur pas njëri – tjetrit në zyrat e LDK-së.

Sipas Ambasadës së SHBA’ve, Emisari i Trump me këtë rast ishte duke e kërkuar flamurin amerikan.

“Ai është duke e kërkuar flamurin amerikan” i kanë thënë nga Ambasada e SHBA-ve Gazetës Express rreth kësaj fotografie.

LDK mban në zyrat e saj disa flamuj përfshirë atë të Kosovës, të partisë, të partive popullore, flamurin evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, diplomati amerikan sot ka zhvilluar takime me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së, pas të cilave ka folur me mediet të cilave u ka thënë se nuk e ka ndërmend që të përfshihet në negociatat për krijimin e Qeverisë.

05/31/2020 17:11

Bajqinovci: Isë, po t’i shpjegoj statistikat e UNDP-së