Uncategorized

Ambasada amerikane financon projekt për parandalimin e plagjiaturës dhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë

10/16/2019 14:48
nga:A. R.

“Technology-Based Plagiarism Prevention” quhet projekti nga Platforma Akademia në bashkëpunim me Kolegji Universum që financohet nga Ambasada Amerikane që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve për parandalimin e plagjiaturës në institucionet e arsimit të lartë.

Ky projekt parasheh përdorimin e software-it innovativ per parandalimin e plagjiatures dhe ndarjen e përvojave me institucionet private dhe publike të arsimit të lartë në Kosovë. Projekti do të lansohet neser më 17 Tetor 2019, Ora 13:00 në objektin e Kolegjit Universum Lipjan (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

Folës në event do të jenë përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Platforma Akademia dhe Kolegji Universum. Eventi është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë info rreth projektit dhe lansimit të tij kontakto Kolegjin Universum në [email protected] apo 044 144 062;