Sporti

Alonso i mërzitur nga humbja në finale: Turp që ndodhi në një ditë të madhe si kjo

05/22/2024 23:51
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në finale të Europa League.

Sipas tij është e dhimbshme që skuadra e pësoi humbjen e parë të sezonit në një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk kishim në plan të kishim një ditë të keqe sot, por nuk ishte fati ynë. Nuk mundëm të përballonim shumë situata të vështira për të cilat ishim të përgatitur. Nuk bëhej fjalë për taktikë, ata ishin më të mirë individualisht dhe si ekip. Është turp që ndodhi në një ditë të madhe si sot, por ne kemi një tjetër finale të shtunën. Do të përpiqemi të mësojmë nga sot”, tha Alonso.

/GazetaBlic Sport/