Showtime

Almeda feston ditëlindjen dhe përvjetorin e tretë të martesës me Tolgën

02/13/2020 13:55
nga:N S

Sot është ditë e veçantë për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman.

Modelja shqiptare, Almeda Abazi sot feston ditëlindjen e saj të 28-të.

Mirëpo sot është ditë e veçantë edhe për një arsye tjetër pasi ajo dhe Tolga e kanë përvjetorin e tyre të tretë të martesës.

Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ajo e ka uruar bashkëshortin e saj ndërsa me disa Instastory i ka falënderuar të gjithë ata që çiftit u kanë shkruar fjalët më të mira.

13 shkurti do të mbetet gjithmonë si datë e shënuar për çiftin.