Sporti

Allegri: Unë e refuzova Real Madridin

06/13/2018 18:55
nga:Y.K

Massimiliano Allegri ka bërë një deklaratë befasuese para mediave.

Trajneri italian ka thënë se ai ka refuzuar Real Madridin shkaku i ‘Zonjës së Vjetër’, pasi është i lumtur aty.

“Le të themi që unë i thash ‘PO’ Juventusit”, ka thënë Allegri, përcjell ORAinfo.

“Mua më telefoni Florentino Perez, por me gjithë respektin që kam për të dhe Real Madridin, unë nuk mund ta tradhtoja Agnellin dhe Juventusin.

“Chelsea? Tashmë vendimi ishte marrë dhe më nuk kam marr asnjë skuadër parasysh, pasi jam i lumtur këtu”, ka shtuar Allegri.

08/21/2018 18:59

“Derbi i Madridit” për yllin e Chelseat