Sporti

Allegri optimist për ndeshjen e ardhshme ndaj Tottenham

02/13/2018 23:31
nga:Lorik J

Massimiliano Allegri beson se Juventus ka mundësi që të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin 2:2 ndaj Tottenhamit.

Por, ai nuk është i shqetësuar, sepse beson se ka lojtarët e duhur për të kaluar tutje në këtë garë.

“Ishte ndeshje e mirë, Juventus bëri pak gabime dhe këto shkaku i presionit”, tha Allegri për Mediaset Premium.

“Mëkat që nuk fituam, por ne kemi gjithçka për të kaluar në çerekfinale”, u shpreh ai në fund.

05/14/2018 08:16

Allegri flet për të ardhmen e tij, zbulon gjithçka