Sporti

Allegri optimist: Koha për të triumfuar në Evropë

10/11/2018 13:20
nga:M K

Juventusi vazhdon t’a thotë fjalën kryesore në Apenine.

‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar në shtatë vitet e fundit në Serie A, derisa është në rrugë t’a marr edhe titullin e tetë, shkruan GazetaBlic.

Por ka qenë trajneri i kësaj të fundit, Masimiliano Allegri ai i cili ka thënë se ka ardhur koha që të përqendrohen në Evropë.

Strategu italian dëshiron me patjetër të fitojë Ligën e Kampionëve, para se të largohet nga ‘Allianz Stadium’, dhe kështu të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse bianconerët do t’ia arrijnë qëllimit pas shumë vitesh.

/GazetaBlic/

09/28/2018 13:07

Allegri ‘tallet’ me Ancelottin para sfidës derbi ‘Juventus – Napoli’