Sporti

Allegri: Ky është lojtari më i rrezikshëm i Interit

12/06/2018 16:20
nga:Lorik J

Massimiliano Allegri ka theksuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është lojtari më i fortë i Interit dhe Juventusi duhet të ketë kujdes nga ai në Derby D’Italia.

Inter dhe Juventus takohen nesër në ‘Allianz’ me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së 15’të të Serie A, shkruan GazetaBlic.

“Ata kanë Icardin, i cili është një finalizues i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Allegri.

“Sa u përket pikave të dobëta të tyre, ne duhet të jemi të mirë për t’i bërë ato të dukshme”, përfundoi tekniku i Juventusit.

Juventusi është lider i Serie A me 40 pikë – kurse Inter ndodhet në vendin e tretë me 29 pikë.

/GazetaBlic/