Sporti

Allegri flet për golat e Ronaldos, ja deklarata e tij

09/16/2018 18:21
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit ka vazhduar me formën e mirë në Serie A.

Juventusi fitoi ndaj Sassuolos në Allianz Stadium, me rezultatin e ngushtë 2-1.

Ronaldo shënoi dy gola, kurse Babacar gjeti golin e vetëm në këtë duel për mysafirët.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka folur për media, pas takimit – ku u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe golat e Ronaldos.

“Ne mund të kishim shënuar një gol të tretë, por filluam të luanim individualisht, u përpoqëm të shënonim të gjithë, kjo shkaktoi kundërsulmet”, tha fillimisht Allegri.

“Ju vetëm duhet të shihni tre ndeshjet e para dhe e vëreni se sa afër golit ishte Ronaldo. Përsëri sot, ai ishte paksa shumë i nxituar dhe i etur për të shënuar, por u zhbllukua.”

“Sot, megjithëse ishte hera e parë me këtë sistem, bëmë mirë. Sassuolo luftoi shumë dhe pasi u lodhën më vonë, morëm kontrollin e plotë të lojës”, përfundoi Allegri.

/GazetaBlic/