Sporti

Allegri e pranon: “Refuzova Real Madridin”

08/09/2018 22:37
nga:M K

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri ka folur në një konferencë për shtyp.

Tekniku italian ka biseduar rreth merkatos, largimeve të mundshme deri në fund të saj si dhe për ofertat që ka pasur.

Ai ka pranuar se është kontaktuar nga Real Madridi, derisa ka thënë se ndjehet i lumtur që e ka refuzuar kampionin aktual evropian, shkruan GazetaBlic.

“Do të tregohesha hipokrit nëse do të thoja se nuk u ndjeva i entuziazmuar me ftesën që më bënë, por më duhet të shtoj faktin se jam tejet i lumtur që e kam refuzuar pasi mendoj se ende mund të bëjë mirë në Torino”, deklaroi Allegri.

/GazetaBlic/

08/17/2018 12:58

8 synimet e Real Madridit deri në fund të merkatos