Cult

Alkent Pozhegu, me figurën e Rita Orës do të provojë prapë për Librin e Rekordeve Guinness

04/05/2017 12:08
nga:R A

Me 15 dhe 16 maj, në Palestrën e Sportit Shani Nushi në Gjakovë Alkenti do të provojë të ndërtojë Mozaikun më të madh.

Tentimi i tij i radhës do të jetë të futet në Librin e Rekordeve Guinness me figurën e një shqiptareje që e njeh tërë bota.

Alkent Pozhegu, tanimë pjesë e Guinness me një mozaik të punuar nga drithërat, do të provojë që këtë vit, gjegjësisht në muajin maj, të thyejë tjetër rekord, shkruan KultPlus.

Me 15 dhe 16 maj, në Palestrën e Sportit Shani Nushi në Gjakovë Alkenti do të provojë për Mozaikun më të madh, me figurën e këngëtares shqiptare Rita Ora.