Lajme

Alisa Braho: Kurti është i pashantazhueshëm, ndryshe nga Edi Rama e liderë të tjerë

02/13/2024 22:51
nga:Sh R

Analistja Alisa Braho tha në Pressing në T7 se përshtypja e saj është se kryeministri Albin Kurti është i pashantazhueshëm.

Ajo tha se Kurti nuk ka dosje që mund të shantazhohet nëse nuk e bën ndonjë veprim.

“Më duket që Kurti është i pashantazhueshëm aq lehtësisht të paktën, p.sh, liderët e tjerë të rajonit si Rama, nuk është njeri i dosjeve (Kurti). Nuk ka dosje që ti mund t’ia shkundësh dhe t’i thuash ti nuk ke për ta bërë këtë, pa pasur nevojë fare të dalë dhe të bëhet publike”, u shpreh Braho.