Arsenali thuhet se i ka ofruar sulmuesin Alexandre Lacazette, Milanit, pasi kontrata e 30-vjeçarit skadon verën e ardhshme.
Calciomercato.com raporton se sulmuesi francez mund të largohet nga Arsenali, ndoshta tashmë këtë dimër dhe se Topçinjtë i kanë dhënë Milanit një mundësi për të nënshkruar me ish sulmuesin e Olympique Lyonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Lacazette iu bashkua Arsenalit në korrik 2017 dhe ka hyrë në vitin e fundit të kontratës pesëvjeçare që ai nënshkroi në atë kohë.
Francezi ka luajtur vetëm një herë në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar 72 herë në 192 ndeshje konkurruese që kur iu bashkua skuadrës nga Londra.
Raporti zbulon se paga e tij aktualisht është 9 milionë euro në sezon dhe Arsenali nuk duket i gatshëm të rinovojë me sulmuesin.
? Al Milan è stato proposto Lacazette, in scadenza di contratto con l’Arsenal. Ingaggio da 9 milioni di euro @cmdotcom
— Daniele Longo (@86_longo) September 30, 2021


