Sporti

Alexander-Arnold në histori të Ligës Premier, shkak numri i asisteve

01/24/2020 09:15
nga:M K

Liverpooli vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë, derisa përveç suksesit si skuadër, lojtarët po shënojnë rezultate të jashtëzakonshme edhe në aspektin personal.

Së fundi, Trent Alexander-Arnold ka hyrë në histori të Premier Ligës, duke u parë mbrojtësi i parë që realizon më shumë se dhjetë asistime në sezone të ndryshme në ligën Premier, derisa momentalisht ka 10 asiste në edicionin 2019/2020, shkruan GazetaBlic.

Të dhjetin e kompletoi mbrëmë përballë Wolves, ku ndihmoi bashkëlojtarin e tij, Henderson që të realizonte te goli i parë i fitores 1-2 në “Molineaux Stadium”.

Momentalisht, duke llogaritur edhe sezonin e kaluar, Arnold ka 22 asiste, vetëm një më pak se Messi.

Ndërkaq, sa i përket këtij edicioni të garave, ai pozicionohet i dyti në renditjen e asistuesve, ku të njëjtën renditje e kryeson ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bryne.

/GazetaBlic/

05/29/2020 09:37

LAJMI I FUNDIT: Liverpooli nuk luan në “Anfield Road”?