Opinion

Aleatët e Erdoganit

09/03/2018 21:06
nga:Kreshnik Berisha

Bosët për hyrje-daljet nga Republika ndajnë – pos miliona eurove nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës – dhe liderin e Islamit Politik nga Lindja e Afërt! Kështu dhe skandali i deportimeve të shtetasve turq nga Kosova muaj më parë, llogaritet fryti i parë i aleancës Thaci – Pacolli – Erdogan. Nëse lexohet drejt Pacolli, ai asnjëherë nuk e fsheh admirimin ndaj autoritetit të Erdogan!

Shkruan: Kreshnik Berisha

Liberalizimi i vizave këtë vit mund të jetë lajmi më shpresëdhënës për orientimin evropian të Republikës së Kosovës karshi kërcënimeve prej brenda të qasjeve lindore erdoganiste rrjedhimit ruse!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli janë dy aleatët kryesorë të Presidentit turk Erdogan dhe kjo nuk është një lajm.

Bosët për hyrje-daljet nga Republika, ndajnë – pos miliona eurove nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës – dhe liderin e Islamit Politik nga Lindja e Afërt!

Kështu dhe skandali i deportimeve të shtetasve turq nga Kosova muaj më parë, llogaritet fryti i parë i aleancës Thaci – Pacolli – Erdogan.

Nëse lexohet drejt Pacolli, ai asnjëherë nuk e fsheh admirimin ndaj autoritetit të Erdogan!

Pacolli mbase ka nevojë për votat e besimtarëve musliman duke u parë më pranë xhamive të Premtave dhe jo vetëm Bajrameve!

Por Thaci sot ka nevojë për më shumë se kontrollin mbi Bashkësinë Islame të Kosovës që është dhe dega e fuqishme legale e Islamit Politik në Republikë!

Erdogan është një alternativë politike për Thacin, ose në skenarin më të keq dhe një vendstrehim!

Shitja e aseteve të Kosovës kompanive turke janë histori në krahasim me raportet e ngushta pas dështimit të “kryengritjes” natën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale në Parlament!

Kurse “Kompromiset e dhimbshme me Serbinë” janë një tjetër arsye që Presidenti të mbahet me një dorë tek Erdogan që do gjak sic do dhe Thaci!

Me takimin e ndërmjetësuar nga Ankaraja me kryeministrin rus Medvedev, Presidenti Thaci shfaqi revoltën e dytë personale ndaj Perëndimit në krahët e Sulltanit të ri të Turqisë!

Nga ana tjetër, ky takim me qeverinë ruse nuk është kërkuar nga askush prej skenës politike në Kosovë, për zëvendësimin ose jo të aleatëve të deritashëm të Republikës.

Besimi se një Erdogan në aleancë me SHBA- BE është i njëjti Erdogan në aleancë me Rusinë është naivitet politik, ashtu sic nuk beson askush në rrethana tjera se Rusia të ndërrojë favoritin e saj në Ballkan, Serbinë!

Ndaj dhe motivet e lëvizjeve politike të Presidentit të Republikës së Kosovës nuk mund të quhen “fetare” sepse nuk është një lider shpirtëror dhe as “shtetërore” sepse Shteti nuk ka dyshime në rrugën e saj drejt BE-së – përvec atyre personale të Thacit!

Islami Politik dhe Perëndimi!   

Perëndimi e ka kuptuar drejt politizimin e fesë prandaj duke ndarë Kishën nga Shteti ata i dhanë fund jo besimit në Zot, por mashtrimit në emër të Zotit!

Por Perëndimi e ka humbë betejen me Islamin Politik!

Evropa e shekullit 21 u shfaq e ndjeshme para miliona refugjatëve musliman dhe jo e vetëdishme për shtrirjen e – jo Islamit Fe por të Islamit Politik në emër të lirisë së ushtrimit të religjionit!

Shkrimtarët dhe filozofët perëndimorë gjatë shekullit 20 kanë mjaftuar me zbulimin e interpretimit jologjik – të dhushëm të islamit politik për Islamin Fe!

Duke e lënë anash pjesën më të rëndësishme: studimin e tekstit të shenjtë pa e paragjykuar por deshifruar atë!

Dhe kjo u pa qartazi se sa janë mashtruar nga Islami Politik dekada më vonë, si përfituese e vetme nga toleranca apo naiviteti i kushtueshëm i Perëndimit!

Para dështimit për të paranadaluar efektet e fanatizmit fetar, Perëndimi edhe njëherë ka zgjidhjen sikurse herën e parë:

Martin Luter-i demaskoi ligjërimet e Kishës për Fenë duke e përkthyer dhe riligjëruar Tekstin e Shenjtë – me të cilin do zbulonte gjithë sistemin e mashtrimit!

Profesori Nasr Hamed Abu Zayd, një martinluter i kohës në botën arabe përpara se të vritej në emër të “fetva-së” së lëshuar nga lidërët e Islamit Politik, një gjykatë në Egjipt e kishte ndarë dhunshëm nga gruaja – me gjithë dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj tij!

Shembuj ka shumë por nëse mendohet se kjo cështje i takon vetëm muslimanëve, atëherë Perëndimi po zgjedhë të mashtrohet nga Islami Politik!

Muslimanët tash e disa gjenerata janë pjesë e integruar ose jo e shoqërive perëndimore!

Por Islami Politik mbetet pothuaj e vetmja qasje!

Për fund

Rasti i Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan nuk është i pari në botën Islame!

Pas një diktature në tjetrën për Egjiptin ishte një kafshatë që s’kapërdihej mashtrimi i Presidentit të së njëjtës linjë ideo-politike me Erdogan – Mohamed Morsi!

Por ndryshe ndodhi me Presidentin Erdogan që llogaritet dhe një tjetër tregues i frikshëm se sa të brishta janë sistemet demokratike!