Euro2024

Alcaraz në çerekfinale të Lojërave Olimpike, tani e pret dueli me Tommy Paul

07/31/2024 16:42
nga:Mergim Rreci

Carlos Alcaraz kualifikohet lehtësisht në çerekfinalen e turneut olimpik. Në fazën e 1/16-ave tenisti spanjoll mundi Roman Safiullin me rezultatin 2-0 me sete (6-4,6-2).

Numri tre i botës hyri dominues në ndeshje, duke fituar tri “game” e para të ndeshjes. Safiullin (i renditur si numrin 66) u kundërpërgjigj duke fituar dy të radhës, me rezultatin që shkoi në 3-2.

Pesë “game”-et e fundit të setit hapës u ndanë tri për Alcaraz dhe dy për Safiullin dhe rezultati përfundimtar ishte 6-4.

Në të njëjtën mënyrë nisi edhe seti i dytë, me një 2-0 për spanjollin. Rusi, pa u dorëzuar, megjithatë fitoi dy nga tre “game”-et e radhës, por Alcaraz fitoi tri të fundit dhe vulosi setin 6-2.

Alcaraz, i cili merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, tani do të përballet me amerikanin Tommy Paul (numri 13 në botë).