Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz do t’i bashkohet lojtarëve të kombëtares spanjolle të futbollit për të festuar sukseset që arritën të dielën, transmeton Marca.
Alcaraz mbrojti titullin e tij në Wimbledon Grand Slam dhe lojtarët spanjollë fituan titullin evropian pasi mposhtën Anglinë 2-1 në finale.
Kombëtarja spanjolle do të mbërrijë në aeroportin Barajas të Madridit mesditën e sotme. Lojtarët do të zhvillojnë takime ceremoniale me Mbretin e Spanjës Philip VI dhe Kryeministrin Pedro Sanchez.
Në mbrëmje është planifikuar një festë me tifozët, ku do të marrin pjesë lojtarët e kombëtares dhe Alcaraz.
/GazetaBlic Sport