Lajme

Albulena Haxhiu: VV shumë shpejtë do t’i bëjë publike të gjitha propozimet që i ka bërë LDK-së deri më tani

01/28/2020 20:54
nga:Norë Kelmendi

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se ajo së shpejti do ti bëjë publike të gjitha propozimet që i’a ka bërë VV-ja LDK-së, shkruan GazetaBlic.

Tutje ajo shtoi se ende nuk është caktuar ndonjë datë për takimin e ardhshëm Kurti-Mustafa.

“Prej 26 dhjetorit ne jemi përgjegjës për ketë, shumë shpejtë do bëhen publike të gjitha propozimet që ka bërë VV deri tani, tani më ne nuk dijmë se çfarë të bëjmë më shumë”.

“Nuk kemi caktuar takim, por do të dakordohen liderët tanë për një gjë te tillë”.

03/23/2020 18:07

Ministrja Haxhiu dënon sulmin ndaj ekipit të Gazeta Blic, e quan akt kriminal!