BLIC.TV

Albulena Haxhiu tregon se kush ia ndali hovin Hashim Thaçit për idenë e shkëmbit të territoreve

11/18/2018 21:15
nga:FL.B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Albulena Haxhiu konsideron që protesta e organizuar më 29 Shtator të këtij viti, ia ka ndalë hovin Presidentit, Hashim Thaçi i cili, sipas saj, ka ndryshuar qëndrimin e tij karshi shkëmbimit të territoreve.

“Kjo natyrisht është e papranueshme për vetëvendosjen sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës do të duhej të luante rol vendimtar në Këtë drejtim. Do të duhej që t’i tregonte Hashim Thaçit që ai nuk e ka mbështetjen, ai është vet në këtë aventurën e tij të rrezikshme, apo në këtë ndërmarrjen e tij personale, dhe pastaj ne kemi vazhduar me protestën madhështore të 29 Shtatorit, që ishte një protestë e organizuar nga Vetëvendosje, por ishte një protestë gjithë popullore. Pra aty kishte madje edhe deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte anëtarësi të të gjitha subjekteve politike, kishte qytetarë që ndoshta s’kanë votuar edhe në zgjedhjet ndonjëherë.

Prandaj, ajo protestë përçoi tri mesazhe të paktën. E para, i tregoi Hashim Thaçit se kush e ka mandatin e sovranit. Po ashtu, i tregoi Qeverisë se si duhet kundërshtuar Presidentin, jo me deklarata , ta zëmë, të përjavshëm se si nuk është në rregull shkëmbimi territorial, por me veprime konkrete dhe në anën tjetër i tregoi edhe Bashkësisë Evropiane.

Pas protestës së 29 Shtatorit, edhe qëndrimi i tij karshi shkëmbimit apo pazarit me territore ka ndryshuar.

Një kohë ishte në një pauzë, dhe tash deklaronte që nuk do ta hap temën e shkëmbimit territorial apo çështjen e pazareve me territorin, siç ia e quan, korrigjim.” – ka thënë Haxhiu.

Në një intervistë për “GazetaBlic”, ajo ka folur edhe për përpjekjen e partive opozitare që ta votojnë rezolutën për rrëzimin e Qeverisë, e në votimin e  të cilës, i pari i VV-së, Albin Kurti kishte munguar.

Haxhiu e ka arsyetuar gjithë këtë, me atë se edhe po të ishte Kurti aty, përsëri nuk do t’i bënin numrat.

“Natyrisht që ne kemi pasur edh enjë përpjekje brenda Kuvendit. Atë ditë ka qenë e papranueshme për Vetëvendosjen që deputetët e koalicionit të jenë aty edhe të mos votojnë. Qëllimisht u akuzuan disa deputet të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë për arsye të ndryshme, dhe u amnistuan ata të cilët ishin aty dhe nuk e votuan.

Albini e ka një votë, nuk i ka 11-të, prandaj, edhe po të ishte Albini aty natyrisht që nuk do ta ndryshonte rezultatin sepse nuk do të bëheshin 61.

Ajo që është dashur të ndodhë është që ata deputet që kanë qenë aty është dashur që të japin përkrahjen kësaj rezolute. Prandaj, e thash edhe njëherë që ka presione mbi ta, ka shantazhe, kërcënime mbi deputetët e Kuvendit. Dhe ta nuk kanë guximin që të marrin veprimin në këtë drejtim, apo thjeshtë ta votojnë një rezolutë që në fakt nuk del nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, nga nenin 1, që ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Por natyrisht që Vetëvendosje nuk është se ka shpresuar gjithmonë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Është pikërisht ky Kuvend ku jo rrallëherë kanë nxjerrë vendime të dëmshme, siç ishte edhe marrëveshja e Prillit të viti 2013-të, ku i hapi rrugë krijimit të zajednicës, 6-pika prej pikave të asaj marrëveshje kanë të bëjnë me zajednicën.

Pastaj edhe gjykata Speciale që është një padrejtësie  madhe mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj, çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Pra, ne nuk është që kemi shpresa në një Kuvend ku deputetët nuk janë të lirë për të shprehur vullnetin e tyre, apo vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por thjeshtë shpesh përdoren, apo keqpërdoren nga pushtetet, sikur çështja e demarkacionit.

Edhe po të ishin të gjithë deputetët e opozitës, nuk i kemi 61 pra sërish do të duhej mbështetje edhe të deputetëve të koalicionit. Dhe kur bëhet fjalë, për territorin dhe sovranitetin, nuk është kjo çështje që opozita duhet ta mbrojë. Deputetët natyrisht duhet të jenë në përputhje me përgjegjësitë që i kanë, me betimin që e kanë bërë si deputet të Kuvendit,” – ka thënë Haxhiu.

/ © GazetaBlic /

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit