Lajme

Albulena Haxhiu pendohet për dorëheqjen nga Vetëvendosje, rikthehet për t’i zgjedhur problemet!

01/08/2018 10:57
nga:Gazeta Blic

Janë dashur plotë 4 muaj që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, të ndërroi mendimin e saj karshi VV-së pas dorëheqjes nga kjo parti.

Haxhiu, thotë ta ketë rishqyrtuar vendimin e saj për dorëheqje nga funksionet brenda VV-së, duke u thirrur në zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik, të cilat sipas Haxhiut ndikuan që të ketë një përiudhë jo të lehtë.

“Duke pasur parasysh rrethanat, unë e konsideroj të drejtë këtë vendim. Gjatë kësaj kohe Lëvizja ka kaluar në periudha jo të lehta dhe qytetarët në forma të ndryshme na kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi atë çfarë po ndodh në Lëvizje. Meqë jemi duke kaluar këtë periudhë jo të lehtë, është e qartë se sfidat nuk rregullohen duke hequr dorë por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht. Dorëheqja ime ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar, por sot jam më e qartë se kurrë mbi atë çka ka ndodhur e çfarë po ndodh në Lëvizje, prandaj e kam rishqyrtuar vendimin tim”, tha Haxhiu, njofton GazetaBlic.com

Tutje, ajo bëri të ditur se do të merr pjesë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së VV-së dhe do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve.

“Unë do të jem në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë dhe do të angazhohem në zgjidhjen e problemit, kudo në secilin organ dhe mendoj që ata aktivistë e anëtarë që ja duan të mirën Lëvizjes, duhet të veprojnë njësoj sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe aktivistëve”, ka thënë ajo.

Reagimi i plotë i saj:

01/27/2020 19:47

Pas takimit Kurti-Mustafa, deklarohet Albulena Haxhiu, tregon çka ndodhi brenda