Lajme

Albulena Haxhiu paralajmëron padi për Thaçin

05/27/2020 22:37
nga:E Sh

Minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi i cili pak minuta më parë deklaroi se Haxhiu e familjarë të saj kanë laborator droge, për çka duhet të dalin para drejtësisë.

Duke e quajtur ‘shpifës të paskrupullt’, Haxhiu tha se që nesër do të ngrisë padi.

Reagimi i Haxhiut:

Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.

Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!

Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.

Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.

Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës

Debat Plus me Ermal Pandurin – JAVA FINALE

Debat Plus me Ermal Pandurin – JAVA FINALEHashim Thaçi – President i Kosovës

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 27 mai 2020

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?