Lajme

Albulena Haxhiu i përgjigjet Gazmend Muhaxherit për ultimatumin

01/22/2020 23:26
nga:Gazeta Blic

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e anëtarit të Kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se VV ka afat deri të dielën që të pranojë ofertën e LDK’së, përndryshe nuk do të ketë koalicion përfundimisht mes këtyre dy subjekteve.

“Deklaratat e tilla nuk ndihmojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7.

Tutje Haxhiu ka thënë se VV ka lëshuar pe shumë gjatë negociatave me LDK’në, dhe arritjen e një programi të përbashkët.

Po ashtu Haxhiu ka thënë se negociatat mes dy subjekteve kanë vënë standart të ri në politikën vendore.

‘Ultimatumi’ i LDK-së: Nëse deri të dielën nuk ka marrëveshje, LDK tërhiqet nga negociatat!