Lajme

Albulena Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion që mbron Kushtetutën, ajo arsyeton Thaçin

06/08/2020 23:53
nga:Gazeta Blic

Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë në T7 se ambasadorët e kthyer nga ish-ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, duhet të respektojnë vendimin.

Tutje, ajo ka thënë se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk respekton vendimin atëherë nuk ia vlen të dërgohet lënda në Gjykatën Kushtetuese, pasi që sipas saj, ai institucion tani më është i kapur.

‘’Konjufca me të drejtë ka kërkuar kthimin e ambasadorëve’’, thotë ajo.

‘’Gjykata Kushtetuese nuk është institucioni që mbron Kushtetutën e Kosovës. Ajo është shndërruar në institucion që mbron dekretet presidentit Thaci. Ata nuk e bënë punën e tyre. Ata e morën dekretin dhe vepruan në atë mënyrë që të krijojnë një arsyetim që të mbrojnë Thacin”, shton ajo.

‘’Mund të kenë pasur presione, por puna e tyre është dashur të bëhet me përgjegjësi’’

Ivica Daçiq: Marrëveshja përfundimtare me Kosovën, pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

06/11/2020 21:16

Rexhep Selimi: Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Thaçit