Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka thënë se gabimi më i madh që bëri Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka qenë kur e la liderin e VV-së, Albin Kurtin, që të shkonte në seancë konstituive dhe në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, pa një marrëveshje mes dy palëve për bashkëqeverisje, shkruan GazetaBlic.
Haxhiu në KTV tha se Kurti kishte insistuar që të ketë takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, para se të shkonte tek presidenti për takim, por një gjë e tillë kishte qenë e pamundur.
“Kurti ka insistuar që të ketë takim me Mustafën para se të shkonte tek Thaçi, por kjo ka qenë e pamundur”, tha Haxhiu.