Lajme

Albulena Haxhiu falënderon mërgatën që i dha VV-së deputetin e 32-të

11/05/2019 23:07
nga:B. D

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se 32 deputetë do të përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes, shkruan GazetaBlic.

Ajo ka falënderuar mërgatën falë së cilës ky subjekt e mori edhe një deputetë më shumë në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ❤

Falemnderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme.

Mbështetjen, do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz!

32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ❤Falemnderit përzemërsisht për mbështetjen…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Mardi 5 novembre 2019

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…