Lajme

Albright: Nuk do t’i harrojë kurrë brohoritjet “Faleminderit USA”

06/12/2019 10:16
nga:L H

Ish- sekretarja e SHBA-së, Madeliene Albright e cila qëndroi në takim tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi ku edhe u dekorua me çmimin “Urdhri i Lirisë” tha se Kosova është vend i pavarur dhe se meriton të njihet si e tillë, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se nuk do t’i harrojë kurrë brohoritjet “Faleminderit USA”

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorisnin ‘Faleminderit USA’. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, tha Albright.

Ndryshe, Thaçi i ka uruar asaj mirëseardhje në familjen e saj dhe falënderoi atë për angazhimin që ka treguar, për ndalimin e spastrimit etnik dhe largimin e njerëzve me dhunë nga shtëpitë e tyre

“Mirësevini në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj. ju keni gjithmonë një hero i Kosovës për angazhimin që keni treguar, për ndalimin e spasdtrimit etnik, largimin e njerëzve me dhunë nga shtëpitë e tyre. Për të ndaluar të keqën. Vrasjet dhe dëbimin, për të dnërtuar jetën e re, paqen, zhvillimin, harmomin dhe multietnicitetin dhe zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e sigurt në NATO dhe BE gjithmonë në raport special me SHBA-të dhe jemi të bekuar si vend që edhe presidenti Clinton dhe ju si sekretare e shtetit jeni rikthyer në shtëpinë, në familjen tuaj, për të uruar dhe festuar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës që lidhet drejtpërdrejt me kontributin tuaj”, tha thaçi./Gazeta Blic