Sporti

Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki

07/28/2025 11:43
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Çeki.

Rrahmani realizoi gol në fitoren e ekipit të tij ndaj Mlada Boleslav me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.

“SofaScore” ka publikuar formacionin e javës, ku bën pjesë edhe sulmuesi kosovar.

Formacioni më i mirë i javës në Çeki:

Matrevics, Sylla, Tekijaski, Svozil, Isife, Pech, Storman, Rrahmani, Ghali, Kutchka, Haraslin.

/GazetaBlic Sport