Sporti

Albion Rrahmani ndez motorët, gjen golin e dytë radhazi – kësaj radhe ndaj Pardubices

08/03/2025 22:32
nga:Genita C

Sparta Praha e ka vazhduar ecurinë pozitive të rezultateve, teksa kësaj radhe ka triumfuar me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Pardubices.

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e tretë në elitën e futbollit çek dhe në këtë fitore gisht pati edhe ylli kosovar Albion Rrahmani.

Rrahmani ia doli të realizojë në minutat shtesë të pjesës së parë, për t’i dhënë epërsinë Sparta Prahës prej 1-0.

Për golin dhe paraqitjen fantastike që pati në këtë sfidë, Rrahmani u vlerësua me notën 8.0 nga Sofascore.

Përveç golit, reprezentuesi dardan pati edhe 18 pasime të kompletuara, tri pasime kyçe, pesë duele të fituara dhe dy ndërhyrje ndaj kundërshtarit.

24-vjeçari e ka nisur mjaft mirë këtë edicion të ri të garave në Çeki dhe ky ishte goli i tij i dytë pas tri ndeshjeve të para.

Në këtë takim i ftuar ishte edhe Ermal Krasniqi, por që për të dytën ndeshje radhazi ai nuk u aktivizua fare nga trajneri.