Showtime

‘Albini e Vjosa, shkuen triumfues si n’fushata’

03/26/2020 12:33
nga:N S

Aktori Çun Lajçi ka bërë një postim në Facebook pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ai ka treguar se ka qenë kundër LDK AAK dhe Nisma, parti këto që e votuan mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë, shkruan GazetaBlic.

Albini e Vjosa, shkuen triumfues si n’fushata!
Tevona u tha gjithçka.
Mjaftoi pusit me ia çelë digën, e fushat m’u përmbytë!
Ata, ishin kanë fry si rrshiqi, e fryma u duel, jo vetëm gojës e veshve, por edhe birave tjera!
Medet, sa t’zezat i kishin pasë përbi për njeni tjetrin! Edhe vet habiteshin, se si kanë mujt me qëndrua bashkë, për pesëdhetë ditë!
Kur shpërthyen t’zezat me sperkala, i mbuluen fytyrat me maska, por shpirtin e lakuriquen!
U shpërlanë marresh! U kthyen n’hijena!
Menzi frymojshin prej jargëve. Erë e keqe nisi me kuterbua!
Silleshin rreth tij, si rreth hunit, tue gjuejtë si dreqin me gurë. Si shejtanin n’Qabe!, thotë ndër të tjera Lajçi.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I TIJ PA NDËRHYRJE:

Dhe, iku Albini e shkoi VjosaTevona u tha gjithçka. Mjaftoi pusit me ia çelë digën, e fushat m’u përmbytë!Ata, ishin…

Publiée par Çun Lajçi sur Jeudi 26 mars 2020

/GazetaBlic/

05/09/2020 16:33

Çun Lajçi: U pafshim në zgjedhje Albin, t’kam dashtë jo ma pak se Ibrahimin e Ramushin