Showtime

“Albini debatoi me ujqërit serb kur ishte 25 vjeç, çfarë bënë politikanët e Kosovës në këtë moshë?” – Roza Lati e nervozuar pas shkarkimit të qeverisë

03/26/2020 16:43
nga:L I

Kanë qenë të shumta figurat e ekranit që kanë reaguar pas votimit të mocionit të mosbesimit, ku me 82 vota kundër, 32 kundër dhe një abstenim u shkarkuar qeveria Kurti, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e tyre edhe moderatorja e ekranit shqiptar, Roza Lati e cila përmes një shkrimi të gjatë ka mbështetur Albin Kurtin.

Roza lati ka shkruar se Kurtin e do gjithë populli, ndërsa ka kujtuar një intervistët të tij në njërin nga burgjet serbe.

Shkrimi i plotë:

“Duhet t’ua shesesh shpirtin Djallit, qe te hysh ne Politike… me i Drejti e ka pas gjithmone me t’veshtire… Kete Zoteri fisnik e do gjithe Populli… dhe kur ke Fitu zemren e Popullit… me hir e me pahir perpos afereve te Politikaneve duart-ndyer… Zoti te ve aty ku duhet me MERIT. 👑 Me ka impresionuar PAMASE intervista e @albinkurti_ kur ishte ne Serbi… Brenda BURGUT TE SERBISE, brenda Ujqerve te asaj kohe… dhe ai dha interviste per qendrimin e tij politik.. per Kosoven e tij…. dhe ishte vetem 25 Vjec…. wow….. Cfare kane pas bere keta Politikanet e Kosoves kur kane qene 25 vjec???…kur Albin Kurti debatoi me ujqerit dhembe-gjak gati per ta shqyer??? Me vjen shume keq qe ne kete Bote nuk po Zgjidhen gjerat me Merit dhe Dinjitet.
Nuk po na shijon me Asgje.”

/GazetaBlic