Lajme

Albin Kurti uli pagat e ministrave, por zëvendësministrave do t’u rriten pagat

02/12/2020 17:38
nga:Gazeta Blic

Kryeministri, Albin Kurti, është duke tentuar të ruaj buxhetin e vendit duke shfuqizuar vendimin për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në dhjetor të 2017-s.

Kurti përmes këtij vendim ka ulur pagën e tij si dhe kabintetit qeveritar.

Mirëpo jo i gjithë kabinetit do të marrë pagë më ulje pas këtij vendimi.

Zëvendësministrat e Qeverisë Kurti, do të marrin pagë prej 150 erove më shumë.

Kjo pasi që kështu ishin pagat e zëvendësministrave para se ish kryeministri, Ramush Haradinaj të ndryshonte pagat e kabinetit të tij, ku zëvendësministrat ishin të vetmit që pësuan nga ai ligj.

Tani zëvendësministrat e Kosovës do të marrin pagën në 1 mijë 300 euro.

Nga 35 zëvendësministra sa pritet të i ketë Qeveria Kurti do të shpenzohen 45 mijë e 500 euro në muaj nga buxheti i Kosovës, ndërsa në vit 546 mijë euro në vit, shkruan Gazeta inFokus.

Kujtojmë që gjatë mërkurës shefi i ekzekutiv, Albin Kurti ka marrë një serë vendimesh nder to edhe uljen e pagave.

Albin Kurti jo vetëm vendimin e Haradinajt, por e rrëzon edhe vendimin e Isa Mustafës

04/04/2020 20:45

“Albin Kurti dhe kabineti i tij qeverisës nuk mund të akuzohet së paku për tri çështje”