Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendsoje, Albin Kurti u përgjigj në pyetjen se a do bëjë koalicion paszgjedhor me PDK-në.
Ai thotë se në Kosovë nuk ka më pluralitet politik, por tani ka referendum, përcjellë Gazeta Blic.
Kjo pyetje sipas tij ishte për vitin 2019 e jo tani.
“Nuk mund të përgjigjem thu se bëhet fjalë për vitin 2019. Tani jemi në referendum. Pyetjeve të vitit 2019 nuk mund tu përgjigjem tani. 14 shkurti do e vulosë fitoren tonë, nuk kemi pluralitet partish por referendum gjithpopullor”, deklaroi ai në konferencë për media.