Lajme

Albin Kurti: Thaçi dhe PDK-ja e shndërruan Republikën në fusnotë!

09/14/2018 11:21
nga:Gazeta Blic

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit tani president Hashim Thaçin dhe Grupin Parlamentar të PDK-së se janë bërë shkakëtar të zëvendësimit të fjalës Republikë me fusnotë.

Sipas Kurtit, e gjithë kjo ka ndodhur, vetëm një muaj pas shfuqizimit të reciprocitetit me Serbinë.

” Më 20 janar2012, kryeministri i atëhershëm që tash është president e imponoi një kundër-rezolutë që praktikisht anulonte reciprocitetin me Serbinë. I gjithë grupi parlamentar i PDK-së e pat mbështetur kundër-rezolutën. Përveç njërit deputet, i cili tash është në VETËVENDOSJE!. E, vetëm një muaj pas shfuqizimit të reciprocitetit na u vendos fusnota në emrin e shtetit prej nga na u hoq fjala Republikë”, tha Kurti.

Masën e reprocitetit me Serbinë, e votuar në kuadër të një Rezolute në Kuvendin e Kosovës, Kurti e ka cilësuar si dhuratën më të mirë me rastin e 10 vjetorit të lirimit të tij nga burgu.

“Nuk kam mundur të marrë dhuratë më të mirë me rastin e 10 vjetorit të lirimit nga burgu i Serbisë. Me 7 dhjetor 2011, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 42 vota PËR, 33 KUNDËR dhe 2 ABSTENIME, u miratua Rezoluta e cila në pikën e saj të parë thoshte “Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë”