Lajme

Albin Kurti tha se marrëveshja u nënshkrua pa lejen e tij, zyrtari i VV-së ‘urdhëron’ Abdixhikun për shkarkimin e dy zyrtarëve

02/14/2020 23:21
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd.

Durmishi nëpërmjet një statusi në Facebook, i kërkon llogari ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut.

“A ishte i njohtuar Ministri Abdixhiku se dy vartës të tij sot po nënshkruanin marrëveshje në emër të Kosovës? Me gjasë jo”, shkruan Durmishi.

Durmishi kërkon edhe shkarkimin e menjëhershëm nga pozitat që mbajnë.

“Nëse këta dy zyrtarë kanë udhëtuar në Gjermani pa e ditur Ministri, më e pakta që duhet bërë është që të shkarkohen menjëherē nga pozitat që mbajnë, pavarësisht se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar”, ka shkruar Durmishi.

Vjen reagimi i kryeministrit Kurti për nënshkrimin e dy marrëveshjeve me Serbinë

12/26/2019 16:58

LDK nuk tërhiqet: Pas Konjufcës, paralajmërojnë se do ta votojnë edhe Albin Kurtin për kryeministër