Lajme

Albin Kurti tha se drejtorët e Pal Lekajt e nënshkruan marrëveshjen, vjen reagimi i ashpër i deputetit të AAK-së

02/14/2020 23:27
nga:Gazeta Blic

Ish- ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur kryeministrir Albin Kurti, i cili tha se drejtorët që sot e nënshkruan marrëveshjen nuk e kishin autorizimin e tij.

Madje, Kurti këta drejtor i quajti edhe si të Pal Lekajt, shkruan Gazeta Blic.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në reagimin e tij ndër të tjera ka shkruar se Albin Kurti nga data 3 shkurt i ka autorizimet e plota dhe se më nuk është në opozitë.

“ Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut.”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë.

Është koha e veprave jo e fjalëve.

Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut.

Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje.

Në vazhdim e gjeni deklaratën e plotë të Albin Kurtit:

Vjen reagimi i kryeministrit Kurti për nënshkrimin e dy marrëveshjeve me Serbinë

02/17/2020 10:34

Kjo është deklarata e Kurtit tek varri i presidentit Rugova