Lajme

Albin Kurti sonte te “Fadil Vokrri” në përkrahje të Dardanëve

11/17/2019 15:14
nga:B. D

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar se sot do të përkrahë futbollistët kosovarë në ndeshjen kundër Anglisë, shkruan GazetaBlic.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se ka ndjekur disa meçe në Terneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”.

Ai tha se më pas do të shkoj në stadiumin “Fadil Vokrri për të parë lojën që do të zhvillohet në mes Kosovës dhe Anglisë.

Më poshtë e gjeni shkrimin e tij të plotë:

Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë.

Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli.

Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz…

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 17 novembre 2019

03/29/2020 14:58

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV