Lajme

Albin Kurti: Projektet e Serbisë janë të vjetra. Me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa

09/14/2020 20:39
nga:Gazeta Blic

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka shkruar se projektet e Serbisë janë të vjetra.

“Projektet e Serbisë janë të vjetra. Me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa.”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Kur duket që një situatë nuk po ndryshon për një kohë të gjatë, ka mundësi që bëhet fjalë për një kthim prapa që tashmë ka ndodhur.

Teksa lexoja librin “Standardet dhe Statusi” të ish PSSP-së, Joachim Ruecker, më përkujtohet se dikur decentralizimi etnik, ndërkaq sot ‘Zajednica’ dhe ‘shkëmbimi territorial’, janë emra të ndryshëm të përpjekjes së njëjtë të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Ja një paragraf nga faqja 61 e këtij libri:

“Në lidhje me çështjen e decentralizimit, e cila ishte shumë e diskutueshme, plani kërkoi të pajtojë kërkesat e kundërta. Fillimisht, Koshtunica kërkoi ndarjen e plotë të Kosovës, e cila parashikonte copëtimin e saj territorial përgjatë vijave etnike. Kjo kërkesë u rrëzua gjatë negociatave dhe në vend të kësaj Beogradi propozoi krijimin e 12 komunave me shumicë serbe në Kosovë, pjesërisht të lidhura gjeografikisht, me një nivel të lartë të autonomisë, lidhje të forta ndër-komunale dhe lidhje të drejtpërdrejta institucionale me Beogradin.”

Projektet e Serbisë janë të vjetra. Me koncesione të reja, Kosova po shtyhet prapa.

 

Haziri: Shkarkimi i Vjosa Osmanit ishte e dhimbshme, unë votova kundër

09/24/2020 09:33

Parashikimi i Shkëlzen Maliqit: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave