Lajme

Albin Kurti: Po do ta heqim taksën 100 %, por fillimisht do ta vendosim reciprocitetin

02/26/2020 12:33
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se reciprociteti i plotë me Serbinë do të bëhet porsa të elaborohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Këto komente, Kurti i ka bërë pas hapjes së ekspozitës “Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”.

Për këtë, Kurti i ka lutur mediat që mos të nguten në këtë drejtim, pasi siç ka thënë ai qeverisja e tij nuk bënë gabime.

“Tarifa do të zëvendësohet me reciprocitet. Mos u ngutni sepse duhet fillimisht do ta bëjmë elaborimin e reciprocitetit dhe porsa ta kemi këtë se e ka marrë Ministria e Zhvillimi Ekonomik, e më pastaj do ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind. Por ne nuk bëjmë gabime, shkojmë drejt, mbarë dhe në rrugën tonë të mirë”, ka thënë Kurti.

 

Albin Kurti paralajmëron shkarkimin e Hashim Thaçit, për shkak të marrëveshjes sekrete

 

04/06/2020 21:37

Kurti takohet nesër me Lutfi Hazirin